Surprise Me!

Thaci paraqitet serish ne prokurorine speciale |Lajme-News

2020-08-01 0 Dailymotion

Edhe në ditën e dytë, mbështetësit nuk i mungonin në portat e Gjykatës Speciale në Hagë, edhe pse më të paktë në numër dhe me entuziazëm më të ulët. Hashim Thaçi u paraqit sërish këtë martë në seancën e marrjes në pyetje, pa bërë asnjë koment para gazetarëve të interesuar.
Të hënën, pas një seance prej 6 orësh në Prokurorinë Speciale të Hagës, Thaçi saktësoi vetëm se kishte dëgjuar bisedën juridike mes prokurorëve dhe avokatit të tij Pierre-Richard Prosper, por nuk dha asnjë detaj më shumë se si do të vijonte seanca e marrjes në pyetje këtë të martë.
Procesi i rrallë i marrjes në pyetje të një presidenti në detyrë nga një gjykatë speciale në Hagë zhvillohet teksa gjykatësve u duhet të vendosin, nëse do t?i pranojnë apo jo akt-akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Vendimi duhet te merret brenda 6 muajve, ku duhet të përcaktohet nëse Thaçi do të paraqitet apo jo përpara Gjykatës Speciale të Kosovës. Presidenti ka paralajmëruar dorëheqje nëse akuzat konfirmohen.
Së bashku me Kadri Veselin, kreun e PDK-së, Thaçi akuzohet për 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës së Kosovës, krime kundër të burgosurve serbë, shqiptarë e nga komunitete të tjera etnike. Në raportin e Dick Martit ku bazohen këto akuza janë hedhur dyshime edhe për trafikimin e organeve të tyre, akuzat të cilat Thaçi i ka hedhur poshtë me përbuzje.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon